A mundet leximi t’iu bëjë më të lumtur?

Disa vite më parë, i jam nënshtruar një sesioni me një biblioterapist në selinë e “Shkollës së Jetës” në Londër, e cila ofron kurse inovative që ndihmon njerëzit të tejkalojnë sfidat e përditshme emocionale të ekzistencës.

Opinion

23/06/2015 16:08

Më duhet të pranoj se fillimisht nuk më pëlqeu ideja që dikush të më jap si “recetë” leximin. Në përgjithësi preferoj imitimin e Virginia Woolf e pasionuar pas angazhimit në zbulimet e mia personale të leximit, duke u argëtuar jo vetëm në libra por në natyrën rastësore kuptimplotë të asaj se si kam arritur mbi ta (në autobus pas një shkëputjeje, në hotelin Damask, apo në oxhaqet e errëta të bibliotekës, ku në vend të studimit shfletoja kot).

Prej kohësh kam qenë e kujdesshme ndaj ungjilizimit të veçantë të disa lexuesve të caktuar: Duhet të lexoni këtë, ata thonë se futja e librit në duart e juaja me një dritë unike në sytë e tyre, pa asnjë kompensim për faktin se librat do të thonë gjëra të ndryshme për njerëzit, apo gjëra të ndryshme për të njëjtin person, në pika të ndryshme të jetës tonë.

Më kanë pëlqyer tregimet e John Updike rreth Panjës në të njëzetat e mia, për shembull, dhe i urrej ato në të tridhjetat e mia, dhe me saktësi nuk e di pse.

Por sesioni ishte një dhuratë, dhe e gjeta veten papritur duke e shijuar pyetësorin fillestar në lidhje me zakonet e mia të leximit që biblioterapistja, Ella Berthoud ma kishte dërguar. Askush nuk më kishte bërë pyetje të tilla më parë, edhe pse fiksimi i leximit është dhe gjithmonë ka qenë thelbësor për jetën time. Më pëlqen të shëtis nëpër rreshta të librave dhe gjithmonë marrë me vete më shumë libra sesa rroba, i thash Berthoud.

I zbulova sekretin tim të pistë, që nuk më pëlqen të blejë apo mbajë në dollap libra, pasi preferojë ti marrë ato nga biblioteka, (që mua si një shkrimtare librat nuk më sjellin fat).

Në përgjigje të pyetjes “Çfarë po të shqetëson në këto momente?”, u befasova me veten mbi atë se çfarë isha e gatshme të rrëfej: jam e shqetësuar për faktin se nuk kam burime shpirtërore për të mbështetur veten kundër pikëllimit të pashmangshëm në të ardhmen për të humbur dikë që e dua, i shkrova.

Nuk jam fetare, dhe sigurisht se nuk dua të jem, por më pëlqen të lexoj më shumë rreth reflektimit të njerëzve tjerë, në një formë të pazakontë të besimit “një qenie më e lartë” si një taktikë e mbijetesës emocionale. Me të vërtetë duke iu përgjigjur pyetjeve ndihesha më mirë dhe disi më e lehtë.

Ne kishim disa biseda të këndshme përmes e-mailit me Berthoud duke gërmuar kështu më thellë, duke më pyetur për historinë e familjes time dhe frikën nga pikëllimi, dhe kur më dërgoi recetë përfundimtare të leximit, ajo ishte e mbushur me margaritar që asnjë prej tyre nuk i kisha lexuar më parë.

Në mesin e librave të rekomanduar ishte edhe “Udhërrëfyesi” nga R.K. Narayan. Berthoud kishte shkruar se ishte “një histori e bukur për një njeri i cili fillon jetën e tij si turist dhe udhërrëfyes në stacionin e trenit në Malgudi të Indisë, por që më vonë kalon përmes shumë profesioneve tjera para se ta gjente fatin e papritur si udhërrëfyes shpirtëror”.

Arsyeja pse ajo kishte zgjedhur këtë libër për mua ishte fakti se shpresonte se do të më linte përshtypjen se do të ndihesha si “çuditërisht e shkolluar”.

Një tjetër libër ishte “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” nga Jose Saramago. “Saramago nuk zbulon qëndrimin e vet shpirtëror këtu, por paraqet një version të gjallë dhe bindës të historisë që ne e dimë shumë mirë”.

“Henderson mbreti i shiut” nga Saul Bellow dhe “Siddhartha” nga Hermann Hesse, ishin disa vepra tjera të përcaktuara nga ajo, por kishte shtuar edhe diçka më relaksuese si “Një kauzë për Perëndinë” nga Karen Armstrong dhe “Me pak fjalë” nga neuro-shkencëtari David Eagleman, “një libër i shkurtër por i mrekullueshëm që flet për mundësinë e jetës pas vdekjes”.

Kam punuar pa ndërprerë në rrugën time përmes listës së librave gjatë tri viteve të ardhshme, në ritmin e “zbulimeve” të mia dhe derisa jam me mjaft fat do të kem aftësi për ti bërë ballë mjerimit të tmerrshëm të paprovuar deri më tani, dhe kështu kam mbledhur disa njohuri nga këta libra që më kanë ndihmuar në diçka krejtësisht të ndryshme, ku për muaj të tërë kam duruar dhimbje akute fizike. Këta libra në vetvete janë të mjegullt, derisa mësimi përmes leximit shpesh është aty dhe qëndron në fuqinë e vet. Në një moshë laike, dyshoj se prozat letrare janë disa nga shtigjet e pakta të mbetura në përsosmëri, në të cilat shteti i pakapshëm dhe distanca në gjithësi zvogëlohen. Leximi i prozave letrare më bën të humbas gjithë kuptimin për veten, por në të njëjtën kohë më bën të ndjehem më unike. Ashtu siç Woolf një prej lexuesve më të zjarrtë, shkroi një libër “që na ndanë në dy pjesë derisa ne lexojmë”, duke premtuar “bashkim e përjetshëm” me një tjetër mendje.

Biblioterapia është një term shumë i gjerë për praktikën e lashtë të inkurajimit të leximit për efekte terapeutike. Përdorimi i parë i këtij termi daton që në vitin 1916 në një artikull “Klinika letrare”. Në të, autori përshkruan pengesat mbi një “institut bibliopatik” i udhëhequr nga Bagster, që në podrumin e kishës së tij kishte rekomanduar shërbime përmes leximit.

“Biblioterapia është një shkencë e re”, shpjegon Bagster. “Një libër mund të jetë nxitës, qetësues ose ngacmues. Por qëllimi i tij është se duhet t’iu bëjë diçka juve, dhe ju duhet të jeni të zotë të dini çfarë është ajo. Një libër mund të jetë i natyrës së një shurupi qetësues ose i natyrës së një mustarde të shijshme. Për një klient të moshës mesatare me “opinione pjesërisht të eshtëruara”, Bagster jep recetën e mëposhtme: “Ju duhet të lexoni më shumë romane. Jo histori të këndshme që ju bëjnë të harroni veten. Ato duhen të jenë hulumtuese, drastike apo thumbuese”. (George Bernard Shaw është në krye të listës). Bagster përfundimisht thirret të merret me një pacient i cili “ka marrë mbidozë të letërsisë së luftës”, duke e lënë autorin të mendojë për librat që “kanë vënë një jetë të re tek ne dhe që më pas fusin edhe pulsin e jetës”.

Sot, biblioterapia merr shumë forma të ndryshme, nga kurset e letërsisë që kërkojnë të burgosurin e tyre të qarqeve të leximit për personat e moshuar që vuajnë nga çmenduria. Nganjëherë ajo do të thotë një nga një ose seanca grupore, për lexuesit të cilët dëshirojnë të gjejnë rrugën e tyre në përjetimin e librave.

Berthoud dhe mikesha e saj biblioterapistja Susan Elderkin, kryesisht e praktikojnë biblioterapinë “emocionale”, duke evokuar fuqinë e tonit të leximit. Ato dyja janë takuar në Universitetin e Kembrixhit” si studente më shumë se njëzet vite më parë, dhe të lidhura menjëherë mbi përmbajtjen e përbashkët të rafteve të librave të tyre, në veçanti me romanin e Italo Calvinos “If on a Winter’s Night Traveller”, që në vete flet për natyrën e leximit. Duke u zhvilluar miqësia e tyre, ato filluan përshkrimin e recetave të romaneve që shëronin sëmundjet e njëra-tjetrës, siç mund të ishin zemra e thyer apo paqartësitë në karrierë.

“Kur Susan kishte kriza rreth profesionit të saj, ajo dëshironte të bëhej shkrimtare, por nuk e dinte nëse mund të përballej me refuzimin e pashmangshëm, kështu që i propozova poezitë e Don Marquis, “Arxchy and Mehitabel”. Berthoud më tha “Po të ishte Archy aq e përkushtuar ndaj këtij lloji të artit, atëherë ajo sigurisht se do të duhej të ishte edhe e gatshme të vuaj për këtë lloj arti”. Disa vite më vonë, Elderkin i dha Berthoud librin e Patrick Gale “Notes from an Exhibition” që flet për sfidat e të qenit piktore dhe nënë, por që njëkohësisht tregon realitetin e suksesit të artistes problematike.

Ato vazhduan ti rekomandojnë libra njëra-tjetrës, miqve dhe familjarëve, për shumë vite, dhe në vitin 2007 kur filozofi Alain de Botton, një mik i tyre i studimeve në Kembrixh mendoi për hapjen e “Shkollës së Jetës”, ato menjëherë vrapuan tek ai për ti mbushur mendjen që të drejtojnë një klinikë biblioterapike. “Me aq sa dimë askush nuk po bënte asgjë për këtë në atë kohë”, tha Berthoud. “Po të ekzistonte në përgjithësi biblioterapia, ajo sigurisht se do të bazohej brenda një konteksti të mjekësisë me theks vet-ndihmë përmes librave. Por ne ishim më të përkushtuara nda librave fantastik si shërim përfundimtar, sepse kjo i jep lexuesit një përvojë transformuese”.

Berthoud dhe Elderkin kanë gjurmuar metodën e biblioterpiasë që nga koha e grekëve të lashtë, “të cilët kishin gdhendur mbi hyrjen e një biblioteke në Tebë duke treguar se “ishte një vend shërim për shpirtin”. “Praktika ka ardhur vetvetiu në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Sigmund Freud filloi të përdorë literaturën gjatë seancave të psikoanalizës.

Pas Luftës së Parë Botërore, ushtarët e traumatizuar të cilët ishin kthyer në shtëpi nga vija e frontit, shpesh u janë përshkruar receta për kurse të leximit”. “Bibliotekistët në Shtetet e Bashkuara ishin trajnuar mbi çështjen se si ti epet një libër veteranit të Luftës së Parë Botërore, dhe ekziston një histori e bukur nga e Janes Austen, të cilën e kishin përdorur për qëllime biblioterapike në Britani të Madhe”, tha Elderkin. Më vonë, biblioterapia është përdorur në mënyra të ndryshme në spitale dhe biblioteka, dhe së fundmi është përdorur edhe nga psikologët, punonjës social dhe mjekët si një mënyrë praktike e terapisë.

Tani ekziston një rrjet i biblioterapistëve të përzgjedhur dhe trajnuar nga Berthoud dhe Elderkin, që janë të lidhur me Shkollën e Jetës,  dhe që punojnë nëpër botë duke filluar nga Nju Jorku e deri ne Melburn.

Sëmundjet më të zakonshme që njerëzit kanë tendencë ti sjellin tek ata, janë tranzicionet e jetës, thotë Berthoud. Të qenit i mbërthyer në një ulluk në karrierën tuaj, depresioni në marrëdhënien tuaj, ose vuajtja nga humbja e një të afërmi.

Biblioterapistët shohin gjithashtu shumë të pensionuar, të cilët janë të vetëdijshëm që kanë njëzet vjet që lexojnë libra, por që ndoshta asnjëherë nuk i kanë pasur në dorë ato të zhanrit krim-triler, dhe tani dëshirojnë të gjejnë diçka të re për tu mbështetur. Shumë kërkojnë ndihmë duke u përshtatur se si të bëhen prindër të mirë.

“Kam pasur një palë në Nju Jork, i cili ishte një njeri që po priste të bëhej baba i fëmijës së parë, dhe ishte i brengosur rreth faktit të qenit i përgjegjshëm për një qenie tjetër të vogël”, thotë Berthoud.

“I rekomandova librin ‘Room Temperature’ nga Nicholson Baker, që fliste për një njeri i cili ushqente fëmijën e tij me një shishe, dhe këto mendime meditative do ti ndihmojnë atij të tejkalojë këto sfida. Dhe natyrisht librin ‘To Kill a Mockingbird’, sepse Atticus Finch është babai ideal në letërsi”.

Berthoud dhe Elderkin janë gjithashtu autore të “Romanit Shërues: Nga A në Z të ilaçit letrar”, që është shkruar në stilin e një fjalori mjekësor dhe sëmundjet e përshtatshme që shërohen me lexim (The History of Mr. Polly” nga H.G. Wells). Ky libër fillimisht ishte botuar në Britani të Madhe në vitin 2013, ndërsa tani botohet edhe në tetëmbëdhjetë vende tjera, në një kthesë interesante, kontrata lejon redaktorët lokal dhe specialistët e leximit të përshtatin deri në 25 për qind të sëmundjeve dhe rekomandimeve të leximit që të përshtaten me secilin lexues të veçantë përfshirë edhe e vet shkrimtarët. Sëmundjet e reja të përshtatura janë zbuluar nga ana kulturore. Në edicionin holandez, një nga sëmundjet e përshtatura ka “mendim të lartë për fëmijën tuaj”, derisa në edicionin indian “urinimi publik” dhe “obsesioni pas briketit” janë të përfshira, dhe italianët kanë prezantuar “dobësinë”, “frikën nga autostrada” dhe “dëshirën për kujtesë”. Në edicionin gjerman janë shtuar sëmundjet si “urrej botën” dhe “urrej palët”. Dhe tani Berthoud dhe Elderkin janë duke punuar në një version të letërsisë për fëmijë, i titulluar “A Spoonful of Stories” që pritet të dal në treg gjatë vitit të ardhshëm.

Për të gjithë lexuesit që janë vet-shëruar me libra të mirë gjatë gjithë jetës së tyre, nuk është ndonjë befasi nëse leximi i librave mund të jetë i mirë edhe për shëndetin e juaj mendor dhe marrëdhëniet e juaja më të tjerët, dhe pyetja se si dhe pse tashmë janë të qarta, falë hulumtimit të ri për efektet që mund ti ketë leximi në tru.

Që nga ky zbulim, kah mesi i viteve të nëntëdhjeta “pasqyra e neuroneve”, neurone që ndizen në trurin tonë kur ne kryejmë ndonjë veprim dhe kur shohim ndonjë veprim të kryer nga dikush tjetër, dhe ndjeshmëria nga neuro-shkenca është bërë më e qartë. Një studim i vitit 2011 i publikuar në “Rishikimin Vjetor të Psikologjisë”, bazuar në analizat e fMRI, skanimet e trurit të pjesëmarrësve treguan se njerëzit kur lexojnë shfaqin stimulim brenda rajoneve të njëjta neurologjike. Ne reagojmë në rrjetin e njëjtë të trurit kur lexojmë histori dhe kur mundohemi të dimë ndjenjat e personit tjetër.

Një studim tjetër i publikuar në vitin 2006 dhe 2009, tregoi diçka të ngjashme se njerëzit të cilët lexojmë shumë fanta-shkencë janë të prirë  të kuptojnë ndjenjat e tjetrit (edhe pse hulumtuesit kishin llogaritur paragjykimet e mundshme që njerëzit i kanë si tendencë të madhe). Dhe në vitin 2013, një studim i publikuar në revistën “Shkenca”, gjeti se leximi i librave të zhanrit fantashkencë ka përmirësuar rezultatet e pjesëmarrësve në test që matë perceptimin shoqërorë dhe ndjeshmërinë, që janë vendimtare për “teorinë e mendjes”, aftësi kjo për të qëlluar më saktësi atë se çfarë të tjerët janë duke menduar apo ndjejnë, dhe kështu aftësia njerëzore fillon të zhvillohet rreth moshës katër vjeçare.

Keith Oatley, një novelist dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Torontos, për shumë vite ka drejtuar një grup kërkimor të interesuar në psikologjinë e fanta-shkencës.

“Kemi filluar të tregojmë se si identifikohen karakteret imagjinare, se arti letrar mund të përmirësojë aftësitë sociale, si mund të na lëviz emocionalisht dhe si mund të shkaktojë ndryshime”, pati shkruar ai në librin e botuar në vitin 2011, “Such Stuff as Dreams: The Psychology of Fiction”.

“Imagjinata është një lloj simulimi, që nuk lëviz në kompjuter por në mendje; një simulim i vetes në ndërveprimet e tyre me të tjerët në botën sociale… i bazuar në përvojë, dhe aftësia e përfshirjes për të menduar për të ardhmen e mundshme”. Kjo ide bën jehonë në mes shkrimtarëve dhe lexuesve që besojnë se librat janë miku më i mirë i njeriut; ato na japin mundësi të ushtrohemi për ndërveprime me të tjerët nëpër botë, pa shkaktuar ndonjë dëm.

Në esenë e vitit 1905 “On Reading” të Marcel Proust, thuhet qartë “Me libra nuk ka shoqërim të detyrueshëm. Nëse e kalojmë mbrëmjen me ata miq (librat), është për shkak se ata vërtetë dëshirojnë një gjë të tillë. Kur i braktisim, pendohemi dhe nuk na lindin mendime për prishje të miqësisë me tjerët; ‘Çfarë kanë menduar për ne?’, ‘A bëjmë ndonjë gabim dhe themi diçka të keqe?’, ‘A ju kemi pëlqyer?’.

George Eliot i cili besohet se kishte kapërcyer pikëllimin për humbjen e partnerit me anë të një programi të udhëzuar për lexim, beson se “arti është gjëja më e afërt me jetën. Është një mënyrë e amplifikimit të përvojës dhe zgjeron kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë kufijve tanë”. Por jo të gjithë pajtohen me këtë karakterizim të leximit imagjinar duke pasur aftësi të na bëjë të sillemi më mirë në jetën reale.

Në librin e saj të vitit 2007, “Empathy and the Novel”, Suzanne Keen, prek çështjen me këtë “hipotezë të ndjeshmërisë altruiste”, dhe është skeptike nëse lidhjet e ndjeshme janë krijuar gjatë leximi imagjinar që përkthehet në diçka altruiste.

“Librat nuk mund të bëjnë ndryshime dhe jo të gjithë janë të sigurt në lidhje me këtë”, shkruan Keen. “Siç shumë lexues të pasionuar e dinë, leximi gjithashtu mund të duket i heshtur dhe i dobët. Por leximi i një romani nuk është një sport ekipor”.

(Marrë nga The New Yorker – përgatiti në shqip, lajmi.net)