A mund të përfundojë procesi i dialogut pa Amerikën?

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj thotë se ekipi negociator për bisedime me Serbinë edhe më herët ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen në procesin e dialogut mes dy shteteve.

Lajme

11/01/2019 22:09

I pyetur se a do të mund të kryhet ky proces pa ndërhyrjen e Amerikës, zv/kryeministri Enver Hoxhaj tha se nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

Ai shtoi se Amerika edhe në raste tjera ka pasur partnerë evropianë të cilët në bashkëkoordinim i kanë shtyrë proceset përpara.

Kujtojmë se tash e sa kohë zyrtarë serbë kanë paralajmëruar se me involvimin direkt të SHBA-ve në  dialog, do të kërkojnë edhe përfshirjen e Rusisë.

Ndërkaq mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka konfirmuar presidenti Donald Trump me letrën e dërguar presidentit Thaçi, si dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.