A mund të ndikojë seksi në zhvillimin e kancerit?

Seksi ka shumë përfitime shëndetësore, prej reduktimit të stresit dhe tensionit, e deri tek forcimi i sistemit imunitar. Seksi mundet gjithashtu të ndikojë në rrezikun e krijimit të kancerëve të ndryshëm.

Lifestyle

24/09/2014 23:17

Seksi ka shumë përfitime shëndetësore, prej reduktimit të stresit dhe tensionit, e deri tek forcimi i sistemit imunitar. Seksi mundet gjithashtu të ndikojë në rrezikun e krijimit të kancerëve të ndryshëm.

Por, pasi që për të gjithë ka rëndësi shëndeti, a e dini se si seksi dhe rreziku nga kanceri janë të lidhur mes vete? Kjo është pak e ndërlikuar dhe varet nga disa faktorë.

Mosha juaj, gjinia, dhe sa shpesh praktikoni seks të sigurt, të gjitha këto ndikojnë në rrezikun nga zhvillimi potencial i ndonjë kanceri, transmeton Lajmi.net.

Deri më sot, e vetmja arsye e qartë që e lidh seksin me kancerin është ‘Papillomavirusi Human’ (HPV). Ekzistojnë mbi 200 variacione të HPV, por disa janë më shumë shkaktarë të kancerit se sa të tjerët.

Lajmi i mirë është se është krijuar një vaksinë kundër shkaktarëve më të zakonshëm të krijimit të kancerit nga ky virus.

Më gjerësisht, HPV është e lidhur me kancerin e qafës së mitrës. Por, që të dy, burri dhe gruaja, mund të rrisin rrezikun nga zhvillimi i ndonjë kanceri përmes aktiviteteve seksuale që kalojnë nëpër këtë virus.