A mund të luajë Suarez kundër Realit?

Tifozët e Barcelonës po e presin me padurim kalendarin e sezonit të ri në La Liga, për ta kuptuar nëse Luis Suarez do të mund të luajë kundër Real Madridit. Suspendimi i yllit uruguaian skadon më 26 tetor.

Sport

24/07/2014 11:51

Sot, duke filluar nga ora 12:30 do të hedhet shorti i kalendarit të Primera Division për sezonin e ri.

Ajo që më së shumti ju intereson tifozëve është përballja në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Sigurisht, tifozët katalunas shpresojnë që të luajnë me rivalët e tyre të përbetuar pas 26 tetorit, kur edhe do t’i përfundojë dënimi Luis Suarezit.

Në rast se El Clasico zhvillohet më herët, atëherë gjiganti katalunas nuk do të mund të llogarisë në yllin e tij të ri.