A është e mundur kjo?

Duket shumë e pamundur, mirëpo është një statistikë shumë e vërtetë. Ronaldo nuk ka bërë asnjë goditje të vetme në portë në katër nga tetë ndeshjet e tij të fundit.

Sport

07/03/2015 21:35

Statistika që po ju sjellim tani mund të duket mjaft e pabesueshme, mirëpo është një gjë e vërtetë.

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka bërë asnjë goditje në portë në katër nga tetë ndeshjet e fundit të tij në La Liga.

Përndryshe, para këtyre tetë ndeshjeve, Ronaldo në secilin takim të sezonit ka arritur të bëj së paku një ose më  shumë goditje në portë.

Kjo e tregon më së miri formën e dobët që është duke kaluar Ronaldo gjatë vitit 2015. E vetmja përballje ku ka shkëlqyer ka qenë ajo kundër Schalkes, mirëpo në Ligë të Kampionëve.