A mund të apelojë Serbia vendimin e CAS-it?

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv është shkalla e fundit ku një vendim mund të ri-shqyrtohet në sport.

Sport

10/07/2015 14:27

Megjithatë, a mund të apelohet një vendim i CAS-it?

Rregullorja thotë se vendimet e kësaj gjykate mund të apelohen në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës.

Megjithatë, apelimet në vendime të CAS-it shumë rrallë janë të suksesshme dhe në përgjithësi janë të limituara në çështje procedurale, përjashtim kanë rastet kur vendimet konsiderohen si “të papajtueshme me politikën publike”, transmeton Lajmi.net.

Që nga marsi i vitit 2012, nga gjithë apelimet që janë bërë, ka pasur vetëm 7 të suksesshme. 6 herë apelimet kanë qenë të suksesshme për shkak të çështjeve procedurale, kurse vetëm një herë Gjykata Supreme e Zvicrës e ka hedhur poshtë një vendim për meritat e rastit.

Kjo ka ndodhur me rastin e lojtarit brazilian, Metuzalem. (Lajmi.net)