A mund ta dini se çfarë ngjyre kanë këto sfera?

Iluzionet optike janë të bëra për të trajnuar trurin, por një testim me gjetje të ngjyrave të sferave do iu bëjë ta "nxehni karrigen".

Fun

16/07/2019 14:48

David Novick, një profesor i Edukimit Inxhinierik dhe Lidershipit, në Universitetin e Teksasit, ndau lojën sfiduese të trurit në Twitter, transmeton lajmi.net.

Ajo tregon sfera me ngjyra të ndryshme që lundrojnë në vija të kuqe, blu dhe të gjelbra.

David thotë se sferat janë në të vërtetë të njëjtën ngjyrë – megjithëse nuk duket të jetë kështu.

Por, në një fotografi tjetër ai tregon sferat në të njëjtën linjë, secila me ngjyrë të zbehtë rozë.

Nëse një person e devijon shikimin dhe pastaj e kthen atë, një sferë e qartë “e kaltër” mund të duket jeshile.

Sipas një analize nga Phil Plait, një shkrimtar shkencor, iluzioni nënvizon një shkëputje midis të dhënave të papërpunuara dhe informacionit të përpunuar nga truri ynë. /Lajmi.net/