A keni dëgjuar për këto shprehi të ‘çuditshme’ të këtyre 10 personave të njohur !?
Në librin e tij ‘Ritualet Ditore / Daily Rituals’ – shkrimtari Mason Currey i sjell publikut që gjerë disa nga shprehitë më të çuditshme të personazheve me famë botërore, duke përfshirë; shkenctarë, shkrimtarë, artistë, politikanë etj. Do të habiteni se si këta persona e kanë mbajtur në nivel produktivitetin e tyre me format dhe mënyrat…

Lajme
Në librin e tij ‘Ritualet Ditore / Daily Rituals’ – shkrimtari Mason Currey i sjell publikut që gjerë disa nga shprehitë më të çuditshme të personazheve me famë botërore, duke përfshirë; shkenctarë, shkrimtarë, artistë, politikanë etj. Do të habiteni se si këta persona e kanë mbajtur në nivel produktivitetin e tyre me format dhe mënyrat më të çuditshme. /lajmi.net
1. Agatha Christie (1890-1976)
Autorja më e njohur botërore e romaneve kriminalistike kurrë nuk ka pasur tavolinë të punës. Ajo ka shkruar aty ku i është përshtatur, duke filluar nga tavolina e ngrënies, mbi rafte, në sipërfaqe të rrafshëta të banesës.
2. Alexander Graham Bell (1847-1922)
Shpikësi i telefonit, ka qenë punëtor i palodhshëm dhe ka fjetur vetëm tri orë në ditë.
3. Karl Marx (1818 – 1883)
I cili ndryshe njihet edhe si ‘Babai i Komunizmit’ gjatë 34 vjetëve sa ka jetuar në Londër, shumë nga ato ditë ai i ka kaluar duke lexuar në Muzeun Britanik nga ora 9 e mëngjesit deri në 19 të mbrëmjes. Kurse ajo dhomë tani dhomë është shëndrruar në hapësirë ekspozuese.
4. Viktor Hygo (1802-1885)
Autori i veprave ‘Të Mjerët’ dhe ‘Këmbana e Kishës Notre Dam’ ka pasur një ritual ditor mazohist duke u futur në ujë të akullt. Në mëngjes ka pirë dy vezë të freskëta, ndërkaq mjekrën dhe mustaqet i ka mirëmbajtur duke shkuar për çdo ditë tek berberi.
5. Mark Twain (1835-1910)
Ai njihet edhe si ‘Babai i Literaturës Amerikane’. Twain ka pasur telashe të mëdha me pagjumësinë. Si edhe shumë nga personazhet e tij të njohura: Tom Sojeri dhe Hakëlberi Fin, edhe ai vetë shpesh ka fjetur në vende të jo të këndshme dhe jo të rehatshme, veç tjerash ai ka preferuar të flinte në dysheme të banjës.
6. Truman Kapote (1924-1984)
Autori i veprës ‘Kafjalli te Tifani’, ekskluzivisht ka shkruar në shtrat, veë tjerash duke pirë kafe dhe cigare në të njejtën kohë. Megjithatë, në tavllë i fikur tre duqe të cigareve, kurse të tjerat i ka futur në xhepa. Në mënyrë kompulsive ka numëruar në kokë, dhe ka refuzuar të thërrasë në numrat apo dhomat e hoteleve, nëse ata numra kanë qenë ‘të pafat’.
7. Charles Dickens (1812-1870)
Shkrimtar britanik, ka pasur një kërkesë shumë të çuditshme. Dhoma e tij e punës patjetër është dashur të jetë e rregulluar në atë mënyrë që në të të gjendej një vazo e vogël me lule të freskëta, një thikë e madhe për prerje të letrës, fleta e prerë me figurë lepuri në të cilën gjendeshin edhe dy figura të bronzta të bretkosave të mëdha duke vringëlluar me shpata në dyluftim me njëra-tjetrën.
8. F. Scott Fitzgerald (1896-1940)
Autor i novelës së famshme ‘Getsbi i Madh’, ka besuar se alkooli është i domosdoshëm për shkrime kreative. Meqë ka jetuar në kohën e ndalimit të alkoollit në SHBA, ka besuar se pija e pastër alkoolike ‘Xhin’ është ilaçi më i mirë për mungesë inspirimi, sepse ajo pije ka ndikuar menjëherë dhe vështirë ka qenë të zbulohej. Alkooli ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të tij në moshën dyzetvjeçare.
9. Louis Armstrong (1901-1971)
Pionieri i xhazit dhe muzikanti brilant, ka jetuar në lëvizje. Në paraqitjet e tij muzikore gjithmonë ka shkuar dy orë më herët, ndërkaq para daljes në tribunë në vend të alkoolit ka pirë ‘gangje’, apo si njihet edhe me emrin tjetër ‘marihuanë’ , e gjithë kjo për të qenë më i relaksuar.
10. Albert Einstein (1879-1955)
Një ndër mendjet më të mëdha të të gjitha kohërave, ka bërë jetë të tërhequr nga zhurma dhe publiku. Nuk ka shkuar te berberi, për këtë arsye flokët gjithnjë i ka pasur të rritura, ndërkaq çorapet i ka konsideruar si produkt i panevojshëm.