A keni dëgjuar për artin në lëkurën e deveve!? |FOTO|

Frizeri i deveve Ali Hassan krijon një art të pa-zakonshëm me vetëm një parë gërshërë. Aliu thotë se kërkon 2000-3000 rupi për qethjen e një deveje, dhe i duhen së paku 4 orë për të përfunduar njërën anë të qethjes së devesë.

Fun

28/09/2015 08:56

Aliu jeton në një qytet të vogël që quhet Tharparkar dhe ka mësuar artin e qethjes së deveve nga para-ardhësit e tij. Me ndihmën e një litari ai i merr disa masa me qëllim që të dy anët e trupit të devesë të duken të njejta. Pastaj ai krijon një hark dhe një rreth të madh në qendër.

Aliu gdhend dizajne shumë të detajuara dhe të komplikuara brenda rrathëve dhe katrorëve si forma bazë. Dhe si për çudi, mjeti i vetëm që ai përdorë për të krijuar këto dizajne janë një parë gërshërë. Në në treg tyë madh ku janë në shitje më shumë se 500 deve, aty mund të gjindeshin vetëm një numër i madh i frizerëve të deveve, dhe jo të gjithë blerësit e deveve mendonin që një qethje interesante do t’ia rriste vlerën devesë së tyre.  /lajmi.net