A KENI DËGJUAR PËR: 7 gjërat më të çuditshme që janë shitur në eBay!? |FOTO|

Që kur e-bay është themeluar në vitin 1995, më shumë se 3 miliard produkte janë shitur përmes këtij tregu online. Platforma online e cila funksionon me sistemin e ankandeve përfaqëson kapitalizmin më të çuditshëm; në mesin e gjithë atyre produkteve të shitura disa janë më të çuditshmet që mund t'i mendoni. Por, se disa oferta të cilat askush nuk do t'a paramendonte që do të shiten, ato kanë pranuar oferta marramendëse, këto janë disa prej tyre. /lajmi.net

Lajme

14/08/2015 10:16

1. Letra e shkruar me dorë e Albert Ajnshtajn
çmimi fillestar: 3 milion dollarë
çmimi i shitjes: 3.1 milion dollarë

Në vitin 1954, fizikanti më i mirë i të gjitha kohërave i kishte shkruar një letër filozofit hebre Erik Gutkid në të cilën ai kishte shkruar për pikëpamjet e tij mbi etikën, religjionin, dhe natyrën njerëzore. Rreth gjashtë dekada më vonë, kjo letër u bë një senzacion mediatik duke u shitur në eBay.

 

2. Shenja origjinale ‘Hollywood’
çmimi fillestar: 300.000 dollarë
çmimi i shitjes: 450.000 dollarë

“Shpresoj që ofertuesi fitues ka plane interesante për këtë shenjë.” kishte thënë pronari i saj kur e kishe publikuar në e-bay, Dan Bliss.

 

3. Një ‘copë’ nga Marsi
çmimi fillestar: 450.000 dollarë
çmimi i shitjes: 450.000 dollarë

Të gjithë mund të pyesin, çka është një meteorit Marsian? Kjo është një pjesë guri e cila është formuar në ‘Planetin e Kuq’, i hedhur në hapësirë nga ndonjë meteorit apo kometë, që pastaj ka rënë në Tokë. Dhe arsyeja pse e bën këtë gur të veçantë është se nga 60.000 copa meteorësh që bien në Tokë vetëm 132 mund të jenë gurë nga Mars

 

4. Lloj i veçantë i ‘iriqit të detit’
çmimi fillestar: 9.50 dollarë
çmimi i shitjes: 138 dollarë

Me gjemba të ‘ngrohtë’ dhe me ngjyrë vjollcë, specia e njohur me emrin ‘coelopleurus exquisitus’. Biologët nuk kishin mundur të gjenin një të tillë në det të hapur, kështuqë atë e gjetën në eBay. Simon Coppard nga muzeu i Historisë së Natyrës në Londër së bashku me kolegët e tij kishin pranuar se specia të cilën e kishin gjetur në eBay ishte e panjohur më herët për shkencën.

 

5. Fshati ‘Pratariccia’ në Toskanë të Italisë
çmimi fillestar: 5 milion dollarë
çmimi i shitjes: 3.1 milion dollarë

I gjendur rreth 25 kilometra larg Firences, Pratariccia ka rreth 25 shtëpi dhe një hapësirë të përgjithshme afërsisht 80.000 metra katrorë. Sipas kryebashkiakut të një qyteti fqinj, pronarët e kërtij fshati kishin provuar mënyra të ndryshme për t’a shitur këtë fshat por kishin dështuar, dhe si opsion të fundit kishin vendosur t’a publikojnë ofertën në eBay.

 

6. Qyteti ‘Bridgeville’ Kaliforni
çmimi fillestar: 750.000 dollarë
shitja kishte dështuar dy herë

“Me këtë çmim do t’a merrni një qytet të tërë, i cili funksionon” në vitin 2002 ishte publikuar kësisoji oferta “me dyqane, dru-punues, sistem ujitjeje, etj”.
Edhe pse oferta ishte dukur interesante, nuk kishte dalur të ishte e suksesshme. Një blerës anonim kishte bërë një ofertë prej 1.77 milionë dollarë, por pas pak kohësh kishte hequr dorë.

 

7. Kuptimi i Jetës
çmimi fillestar: 0.01 dollarë
çmimi i shitjes: 3.26 dollarë

Një mistik nga Karolina Veriore kishte vendosur një ofertë shumë të çuditshme në eBay, ajo shkruante kështu “E kam zbuluar arsyen për ekzistencë, dhe do të isha shumë i lumtur që t’a ndaj këtë informacion me ofertuesin më të mirë.” Por përfundimi i gjithë kësaj kishte mbetur mister sepse as ofertuesi dhe as blerësi nuk ishin publiku