A ke operacione plastike? Ja si përgjigjet ish-Miss Shqipëria

Nevina Shtylla është një nga femrat më të bukura të ekranit.

ShowBiz

22/03/2019 14:39

Bukuroshja shqiptare i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale për gjërat që dëshirojnë t’i dinë rreth saj, shkruan lajmi.net.

E pyetur nëse akuzohet për operacione plastike, Shtylla tregon të vërtetën teksa thotë se i drejtohen për hundën dhe buzët.

“Duke qenë se punoj me tv automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzën e nuk kujtoj edhe çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëj një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale”, ia kthen përgjigjen Nevina fanses. /Lajmi.net/