A ka ngërç në arritjen e marrëveshjes VV-LDK? Flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë ngërç sa i përket ndërtimit të një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

19/11/2019 18:10

Haziri ka shtuar se deri tani kanë arritur pajtueshmëri në disa sektore, por ka thënë se nuk janë ndaluar takimet mes LDK e VV, njofton Klan Kosova.

”Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale”.

”Ky koalicion nuk është duke i dhënë prioritet ndarjes së kulaçit. Në parimin e dytë jemi duke përafruar të gjitha politikat e brendshme, ndarja e përgjigjësive brenda institucionit do të jetë hapi i fundit. Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit”.

”Drafti i parë në arritjen e qëllimeve është bërë gati. Takimet do të ndodhin sipas kalendarit që ne jemi pajtu.Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit”.

Haziri ka bërë të ditur në Info Magazine se LDK nuk pranon bashkëpunim me partitë tjera sa i përket ndërtimit të qeverisë, njofton Klan Kosova.

”LDK e ka opsionin e ndërtimit të koalicionit me Vetëvendosjen. Nuk pranon formë dhe bashkëpunim me partitë tjera”.

”Deri tani në Kuvend janë këto parti që janë dhe pritje joreale tani nuk kemi. Në momentin që mund të ketë ulëse edhe Nismas dhe AKR-së do të kemi një rrethanë të re politike. Çështjet që lidhen me ndarjen e përgjëgjësive do të jenë në tavolinë deri në hapin e fundit. Ne nuk kemi ardhur deri atje”.

”Jemi ithtar të qartësisë të cështjeve që munden rrugës me na shkaktu problem. Është mirë me i eliminu të gjitha paqartësitë duke përfshirë edhe rolin e presidentit pasi LDK po e sheh këtë partneritet si 4+. Ne po punojmë për një mandat, por përtej këtij mandate jemi duke parë si mundësi”, tha ai.