A ka Labi i BBVK një fëmijë jashtëmartesor? – Flet gruaja e tij

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke i mohuar plotësisht këto pretendime. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga…

ShowBiz

05/12/2025 15:23

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor.

Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke i mohuar plotësisht këto pretendime.

Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.

“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet” , tha Laureta.

Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.

VIDEO