A ka gjasa që Kosova këtë vit të pranohet në INTERPOL? – Flasin pozitë e opozitë

Kosova kishte dështuar të bëhet pjesë e INTERPOLI-it , në nëntorin e vitit të kaluar. Shkak ishte edhe lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Lajme

10/03/2019 21:31

Por pavarësisht rezultatit të disa muajve më parë, do të ketë një tentim të tretë për t`u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Tashmë Kosova ka aplikuar për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

Por sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Kosova ka pasur gjasa të mëdha të pranohet edhe vitin e kaluar në INTERPOL.

Selimi thotë se temat e hapura do të jenë pengesë në integrimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

Pengesë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL sipas deputetit të VV-së ka qenë edhe lobimi i dobët i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

E në anën tjetër zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj thotë se debati për aplikimin e Kosovës për INTERPOL është i parakohshëm, derisa shprehet i bindur që ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh nuk do të jetë pengesë për INTERPOL.

Zëvendëskryeministri thotë se janë duke e analizuar se çfarë shkoi keq vitin e kaluar, kur Kosova dështoi të anëtarësohet ne INTERPOL.

E i bindur që Kosova do të pranohet në INTERPOL shprehet deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.

Vitin e kaluar Kosova nuk ka mundur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që u mbajt në Dubai.

Kosova kishte marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime derisa në votimin e dytë, mori 8 vota më pak se në të parin.

Hera e parë kur Kosova aplikoi në këtë organizatë ishte viti 2016.

YouTube player