A ka biseduar me Kurtin pas ngritjes së aktakuzës? – Kjo është përgjigja e Rozeta Hajdari
Në konferencë për media sot, ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari ka folur për aktakuzën që i është ngritur nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin për Rezervat Shtetërore. Gazetarët e pyetën nëse ka pasur kontakt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas ngritjes së aktakuzës, transmeton lajmi.net. “Është detyrë çdoherë e ministrit kur…
Lajme
Në konferencë për media sot, ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari ka folur për aktakuzën që i është ngritur nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin për Rezervat Shtetërore.
Gazetarët e pyetën nëse ka pasur kontakt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas ngritjes së aktakuzës, transmeton lajmi.net.
“Është detyrë çdoherë e ministrit kur ndodhë një e re në ministri që të raportoj tek Kryeministri unë gjithmonë e njoftoj Kryeministrin për zhvillimet që ndodhin në ministri dhe këto janë komunikime të brendshme.”, u përgjigj ajo.
Tutje, kur u pyet më shumë për Rezervat Shtetërore, Hajdari u mundua t’i ikë përgjigjes me arsyetimin se është sekret shtetëror.
“Sipas nenit 10 të ligjit për Rezervat Shtetërore, rezervohem të mos të jap asnjë informatë.”, tha ajo./lajmi.net/