A ju kujtohet Sunderland? Ja çfarë kanë bërë tifozët e tyre në Ligën e Tretë
Sunderland është dëshmia më e mirë se tifozët i qëndrojnë afër skuadrës në momentet më të vështira.

Sport
Skuadra me traditë të madhe në futbollin anglez, ka përjetuar periudhë të vështirë viteve të fundit, ku nga Premierliga ranë në Championship, dhe nga aty në Ligën e Parë, që njihet si niveli i treti në futbollin anglez.
Rruga për t’u rikthyer në majat e futbollit anglez është e gjatë, por ‘Macet e Zeza’ duket se kanë marrë drejtimin e duhur, pasi po shënojnë një sezon të mirë në Ligën e Parë, ku janë pretendent kryesor për promovimin.
Ky sukses ndoshta nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e tifozëve të tyre.
Në ndeshjen e zhvilluar sot (e martë) në udhëtim te Blackpool të cilën Sunderland e fitoi 0-1, nga 10,994 tifozë në stadium, 7,804 ishin të ‘Macave të Zeza’.
Diçka e jashtëzakonshme kjo./Lajmi.net/
Today’s attendance is 10,994. There are 7,804 #SAFC fans.
Sensational! ???#SAFC #TurnBlackpoolredandwhite pic.twitter.com/8Ab8Ar8v3O
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) January 1, 2019