A ju kujtohet Dida?
Ka kohë që nuk keni dëgjuar për të, por tani është rikthyer sërish në skenë, duke sjell një lajm të rëndësishëm. Për një dekadë ishte anëtar i Milanit, ku fitoi tituj të shumtë përfshirë Ligën e Kampionëve. Por, portieri Dida, ende është aktiv, pavarësisht moshës 40-vjeç. Braziliani është transferuar nga Gremio tek rivali Internacional de…

Sport
Ka kohë që nuk keni dëgjuar për të, por tani është rikthyer sërish në skenë, duke sjell një lajm të rëndësishëm.
Për një dekadë ishte anëtar i Milanit, ku fitoi tituj të shumtë përfshirë Ligën e Kampionëve.
Por, portieri Dida, ende është aktiv, pavarësisht moshës 40-vjeç. Braziliani është transferuar nga Gremio tek rivali Internacional de Porto Alegre.
Dida ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri, por palët nuk kanë publikuar dëmshpërblimin e përfshirë në transferimin e tij. “Kontrata dyvjeçare më jep besim që dëshmon se klubi më beson”, deklaroi Dida.
“Do të jetë një sfidë e madhe, por besoj në aftësitë e mija për tu paraqitur me sukses. Do të punoj shumë për të dhënë maksimumin nga vetja”, përfundoi ai.