A jeni gati? Bebe Rexha po vjen me një këngë shqip këtë verë në bashkëpunim me Dj Gimi-O
Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka bërë një befasi për të gjithë fansat e saj shqiptarë. Ajo ka paralajmëruar se një këngë shqip të cilën e ka përgaditur mund të publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net. Përmes një video në ‘InstaStoryn’ e saj, ajo ka lëshuar një pjesë të këtij hiti. “A ta lansojmë…

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka bërë një befasi për të gjithë fansat e saj shqiptarë.
Ajo ka paralajmëruar se një këngë shqip të cilën e ka përgaditur mund të publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Përmes një video në ‘InstaStoryn’ e saj, ajo ka lëshuar një pjesë të këtij hiti.
“A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, ka pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.
Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”.
E gjithashtu, Bebe, ka etiketuar edhe Dj e njohur nga Kosova, Dj Gimi-O, e mesa duket dyshja po vijnë me një bashkëpunim./Lajmi.net/
View this post on Instagram