A janë pajtuar Isa e Vjosa?! (Foto & Video)
Kryeministri Isa Mustafa, ishte hatëruar fortë me Vjosa Osmanin ditën kur iu besua drejtimi i ekzekutivit të vendit, pasi ajo bashkë me disa deputetë tjerë të LDK-së kishin votuar kundër tij. Por tani kur kanë kaluar disa ditë, Mustafa, duket se i ka relaksuar raportet me dikur dorën e djathtë të tij.

Lajme
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë muajve të ekzistencës së Bllokut LAN, konsiderohej dorë e djathtë e liderit të LDK-së, Isa Mustafa. Por, në fund kur partia e cila tani drejton qeverinë e vendit, filloi flirtin politik me PDK-në e Hashim Thaçit, deputetja Osmani filloi t’i distancohej hapave të shefit të saj në parti.
Në fund kur LDK për herë të parë pas 15 viteve po merrte drejtimin e qeverisë së vendit, deputetja Osmani me disa kolegë tjerë të saj, kundërshtoi kategorikisht koalicionin me PDK-në, sa ngriti dorën kundër që shefi i saj të bëhej kryeministër i vendit.
Por, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej Projektligji për Buxhetin e vitit 2015, raportet e tyre dukeshin më të relaksuara.
Deputetja Osmani u pa tek afrohej te kabineti i kryeministrit Mustafa, dhe ky i fundit dukej në disponim të mirë teksa komunikonte me femrën më të votuar në LDK, për të cilën kohëve të fundit ka zëra që thonë se po përgatitet që t’i zë vendin shefit të saj, në zgjedhjet e brendshme të cilat pritet të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm. (lajmi.net)