A janë më të pasurit në botë zviceranët?

Pasuria për të rritur në Zvicër arrin në një mesatare prej mbi 671 mijë CHF dhe është më e larta në botë, sipas Raportit Global të Pasurisë, të publikuar nga Credit Suisse. Në bazë të raporteve, kjo shifër përbëhet nga mjetet financiare dhe të luajtshme dhe përfshin edhe mjetet e fondeve të pensioneve dhe çdo…

Bota

24/09/2022 13:07

Pasuria për të rritur në Zvicër arrin në një mesatare prej mbi 671 mijë CHF dhe është më e larta në botë, sipas Raportit Global të Pasurisë, të publikuar nga Credit Suisse.

Në bazë të raporteve, kjo shifër përbëhet nga mjetet financiare dhe të luajtshme dhe përfshin edhe mjetet e fondeve të pensioneve dhe çdo shtyllë të tretë.

Thuhet se pasuria botërore u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2021, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Kinë, falë ecurisë pozitive të tregjeve të kapitalit dhe masave të mbështetjes ekonomike nga bankat qendrore.

Edhe për person, shpenzimet ishin më pak në vitin 2021 – një faktor që kontribuoi në rritjen e kursimeve private. Sipas raportit, pasuria globale është rreth 436,000 dollarë (ose 447,100 miliardë franga). /albinfo.ch/