A janë këto dëshmi se alienët ekzistojnë me të vërtetë?

Imazhe të reja të cilat pretendojnë se shfaqin rrëzimin e UFO-ve në Roswell, Nju Meksiko ofrojnë dëshmi ‘të pamohueshme’ të jetës aliene – të paktën sipas teoricienëve konspirativ.

Fun

09/05/2015 20:21

Imazhet që gjoja se zbulojnë mbetjet e një alieni i cili u gjet i vdekur në Nju Meksiko, ishin bërë nga Bernard Ray mes vitit 1947 dhe 1949, të cilat u gjetën në një film të Kodachrome, transmeton Lajmi.net.

Pavarësisht se po quhen gjerësisht si fotografi false, ato kanë ndezur teori të ndryshme se alienët kanë vizituar Roswell-in në një hangar të fshehtë të ushtrisë të quajtur ‘Zona 51’ në Nevada.

Ky zbulim u ishte prezantuar këtë javë një audience prej 10,000 njerëzve, duke ndjekur atë që specialistët e UFO-ve thonë se ky ishte një studim 5-vjeçar për të përcaktuar vërtetësinë e imazheve.

Së bashku me njoftimin ishte edhe zbulimi i një dokumentari, por shumë pamje të tjera nuk ishin zbuluar për publikun.

Këto ishin disa prej tyre:

286BA19700000578-3072510-image-a-28_1431024314673286BB2F100000578-3072510-image-a-39_1431024578589286BA19C00000578-3072510-image-a-30_1431024339474