A ishte kjo arsyeja e humbjes? Shikojeni çfarë bënte Ruiz Jr para meçit me Joshuan

Andy Ruiz Jr e kishte festuar ditëlindjen e tij të 30-të në mënyrë ekstravagante, para rimeçit të tij me Anthony Joshuan për titujt e kampionit botëror të peshave të rënda në boks.

Sport

10/12/2019 09:54

Andy Ruiz i humbi titujt e tij të kampionit botëror kundër Anthony Joshuas, pasi britaniku e fitoi rimeçin e së shtunës më vendim unanim të gjyqtarëve, që u mbajt në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Express.

Meksikano-amerikani e fajësoi sjelljen e tij për disfatën e tij në këtë meç, duke e pranuar se kishte jetuar vetëm duke festuar dhe në mënyrë ekstravagante që nga fitorja e tij tronditëse në qershor, kur i kishte fituar pesë milionë euro.

Njëra ndër këto festa ekstravagante ishte edhe ajo për ditëlindjen e tij të 30-të në Los Angeles, ku kamerieret ishin në të brendshme, të pranishëm ishin edhe të famshmit Jake dhe Logan Paul si dhe sushi u shërbye mbi trupin e zhveshur të një vajze.

Pasi i humbi titujt e tij, IBO, WBA  dhe WBO, Ruiz e pranoi se sjellja e tij gjatë kohës së fundit luajti rol të madh në disfatën e tij kundër Joshuas.

“Ekipi im më fliste dhe unë duhej t’i kisha dëgjuar dhe të mos e kisha shtuar këtë peshë. Unë tentova t’i bëj të gjitha stërvitjet vetëm. Më vjen keq, duhej t’i kisha dëgjuar më shumë. Mendoj se i nisëm stërvitjet shumë vonë. Tre muajt festë më ndikuan”.