A i keni ditur këto 11 fakte interesante për majtakët !?

Të jeni majtak mund të duket si një mallkim, ndonjëherë. E keni të vështirë t'i përdorni gërshërët, të shkruani, apo edhe të përdorni mjete të tjera të cilat në shumicën e rasteve janë të dizajnuara dhe të ndërtuara për përdorim me dorën e djathtë. Por, mos u brengosni - këto janë disa fakte shumë interesante për majtakët. /lajmi.net

Lajme

13/08/2015 10:12

Të jeni majtak mund të duket si një mallkim, ndonjëherë. E keni të vështirë t’i përdorni gërshërët, të shkruani, apo edhe të përdorni mjete të tjera të cilat në shumicën e rasteve janë të dizajnuara dhe të ndërtuara për përdorim me dorën e djathtë. Por, mos u brengosni – këto janë disa fakte shumë interesante për majtakët. /lajmi.net
1. Vetëm 10-15% e popullsisë në botë janë majtak.

2. Nuk ka ndonjë sqarim pse shumë njerëz janë djathtak dhe jo majtak.

3. Amerikanët i pëlqejnë liderët majtak.

4. Katër nga pesë presidentët e fundit kanë qenë majtak.

5. Bill Gates, Oprah Winfrey, Brad Pitt, Angelina Jolie, Mark Wahlberg janë majtak.

6. Në vitin 2009 një studim i Universitetit Mbretërorë në Belfast, kishte dëshmuar se shumica e maceve të gjinisë mashkullore janë majtake.

7. Sipas një studimi të vitit 2006, në lojëra kompjuterike dhe sport majtakët janë më shpejtë se djathtakët

8. Majtakët në shumicën e rasteve zgjedhin karrierë që ka të bëjë me fushat kreative.

9. Një studim tjetër në vitin 2009 në SHBA, kishte gjetur se të diplomuarit majtakë kanë më shumë predispozita të bëhen të pasur se sa ata djathtakë.

10. Studimi nga Universiteti Mbretëresha Margaret në Angli kishte gjetur se majtakët mund të përjetojnë stres post-traumatik pas shikimit të ndonjë filmi të frikshëm.

11. Ekzistojnë webfaqe të veçanta ku mund të blihen produkte për majtakët.