Veseli: ‘Specialja’ na i pastron retë e zeza që po qëndrojnë mbi ne

(e poltësuar) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në emisionin “Komiteti” ka folur për Gjykatën Speciale, për të cilën tha se ata po punojnë dhe se janë afër që draft ligjin ta sjellin para deputetëve.

Lajme

05/06/2015 22:25

Ai tha se ka edhe me gjëra për të cilat nuk pajtohen dhe të cilat dhe të atilla që janë larguar.

“Deri tani jemi shumë afër pajtueshmërisë që ta kemi draft ligjin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Janë edhe dy tre çështje për të cilën jemi në fazën e diskutimit. Janë larguar disa gjëra që vërtet nuk ka pasur pajtueshmëri. Janë disa çështje siç është barazia e palëve para Dhomave të Specializuara, dhe për këtë kemi nevojë që qytetarët tanë që mund të ballafaqohen me aktakuza, të kenë të drejtat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për arkivat, sepse brezat e ardhshëm kanë të drejtë të dinë për atë se për çfarë janë akuzuar”, tha ai.

Veseli tha se këtu nuk po bëhet fjalë për mosaktivitet të pozitë e as për frikë.

“Ne nuk po heshtim, po ballafaqohemi çdo ditë me këtë situatë. Jemi në kontakte intensive dhe jemi të përgjegjshëm që të ruajmë raportet me ndërkombëtarët”, tha ai.

I pari i Kuvendit foli edhe për raportet që i ka me Presidenten e vendit, Atifete Jahjagën.

“Me Presidenten e them personalisht se kemi raporte të mira kolegjiale, dhe se kemi raporte shumë të mira”, tha ai.

————————————————————————————–

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se iu takon deputetëve të vendosin me vullnetin e tyre të lirë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Por, ai është shprehur se numrat janë dhe ky institucion do të themelohet

Veseli këto komentet i bërë në një intervistë për emisionin “Komiteti”, një prodhim ky i Gazetës Express për RTK-në,

Sipas tij, krijimi i Gjykatës është në të mirë të vendit.