A i ka mbetur merak posti i kryetarit të Prishtinës, Arban Abrashit?

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka treguar nëse i ka mbetur merak të bëhet kryetar i Prishtinës.

Lajme

22/03/2019 22:37

“Me thënë jo është e pasinqertë, por më shumë merak për Prishtinën. Besoj që projekte të mëdha të cilat ishin dashur të zhvilloheshin e me u ndërmarr me një kryeqytet, cilido që është ai, e të cilat nuk po i shohim sot në Prishtinë edhe është për fatkeqësi”, ka thënë Abrashi, në “Blic Interview me Astrit Gashin”.

Abrashi ka dhënë kritika të shumta për qeverisjen që po bënë kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, Prishtina ka çaluar me projekte qysh nga ardhja e Ahmetit në krye të saj.