A i edukon në të vërtetë fëmijët shikimi i televizionit?

Prindërit janë duke e mashtruar veten nëse mendojnë se programet televizive për fëmijë janë duke i edukuar në të vërtetë fëmijët, thotë një studim britanez.

Lifestyle

29/09/2014 17:45

Prindërit janë duke e mashtruar veten nëse mendojnë se programet televizive që janë për fëmijë janë duke i edukuar në të vërtetë ata.

Të paktën kështu thotë një studim i ri nga Britania. Sipas Dr.Trina Hinkley, këto programe ndoshta janë të mira për t’i mësuar numrat, shkronjat, dhe ndoshta edhe gjuhët, transmeton Lajmi.net.

Por, asnjë nga këto nuk është e vërtetë, thotë ajo. Studimet që u bënë me fëmijë nga lindja e tyre e deri në moshën katër vjeçare gjeti se shikimi i TV-së mund të jetë shumë i dëmshëm në shëndetin fizik dhe mental të fëmijëve, shtoi Dr.Hinkley. 

Ajo tha se ‘fëmijët të cilët dëshirojnë të shikojnë shumë TV janë të prirur për të pasur rrezik më të lartë nga të qenurit me mbipeshë ose obezitet dhe kanë një zhvillim më të dobët njohës për moshën e tyre, duke përfshirë zhvillimin e gjuhës dhe aftësisë për të kushtuar vëmendje’, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet sugjerojnë se shumë fëmijë e kalojnë dy herë më shumë kohën e tyre duke përdorur pajisje elektronike. Dr.Hinkley u tha prindërve britanez se ndoshta ata kanë nevojë që të reduktojnë kohën që fëmijët e tyre e kalojnë para pajisjeve elektronike dhe TV-së.