A është ky Reali më i mirë në histori?

Real Madridi e ka ndërtuar një skuadër ëndrrash, duke sjell yje të futbollit botëror në skuadër viteve të fundit si Ronaldo, Bale, James e Kroos. Sipas lexuesve të Marca.com, ky është Real Madridi më i fortë në histori të këtij klubi.

Sport

16/08/2014 01:04

Shumëkush nga ne i kujton “Los Galacticos”. Një Real Madrid që përbëhej nga yje si Zidane, Ronaldo (braziliani), Beckham, Figo etj.

Por, Los Blancos e kanë ndërtuar një skuadër po aq të fortë edhe viteve të fundit, duke sjell yje si Cristiano Ronaldo, Bale dhe sës fundmi Kroos e James.

Shtrohet pyetja: a është ky Real Madridi më i fortë në histori të tij? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur lexuesit e Marca.com.

Dhe, 66,3 për qind e tyre, respektivisht 6,803 tifozë janë përgjigjur me një “PO”, ndërsa 33,7 për qind (3,489) e të anketuarve mendojnë se ky nuk është Reali më i fortë në histori.

Po ju, si mendoni?