A është ky portieri më i dobët?
Portieri i ekipit U-21 të Evertonit, Jindrick Stanek bëri gabime të rënda dhe qesharake në ndeshjen kudnër Leicester, të martën. Ai nga disa është përqeshur si portieri më i dobët që kanë parë ndonjëherë.
Sport
Secili futbollist ka ‘një prej atyre ndeshjeve’ ku gjithçka shkon keq. Fatkeqësisht, për një portier, gabimet kanë çmim të shtrenjtë, siç e kuptoi edhe Jindrich Stanek i Evertonit.
Portieri i ekipit U-21 do të jetë mirënjohës që nuk ka ‘Match of the Day’ për skuadrat e të rinjve pas paraqitjes së tmerrshme të tij në duelin kundër Leicester, të martën.
Fatmirësisht për të riun, Everton fitoi ndeshjen me rezultat 3:2, por gabimet e tij të rënda janë bërë lajm në internet.
Ai nga disa është përshkruar edhe si portieri më i dobët që kanë parë ndonjëherë, pa dyshim bazuar vetëm në gabimet e tij të fundit.