A është ky paralajmërim se Isa Mustafa do të rikandidojë për kryetar të LDK-së?

Zgjedhjet e përgjithshme për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të zhvillohen më 3 gusht.

Lajme

28/07/2019 18:18

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 3 gusht do ta zgjedhë kryetarin e ri të saj.

Deri më tani është Fatmir Sejdiu dhe Agim Veliu të cilët e kanë bërë publike kandidimin e tyre për të parin e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

Sejdiu konfirmon kandidimin për kryetar të partisë: Kam çka i jap LDK-së edhe Kosovës

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Besnik Mustafa ka dhënë mesazhe të reja sot pas shpalljes së kandidaturë së Fatmir Sejdiut e Agim Veliut.

Djali i kryetarit në largim të LDK-së, ka publikuar një foto me Isa Mustafën dhe ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës.

“Të disponuar për sfidat e rradhës ✔️”, ka qenë mbishkrimi i fotos që Besniku e ka publikuar bashkë me babanë e tij, pra kryetarin në largim të LDK-së, Isa Mustafën.

A është ky një paralajmërim se Isa Mustafa do të rikandidojë përsëri për të parin e LDK-së, kjo mbetet të shihet, pasi që zyrtarisht Mustafa nuk ka bërë publik kandidaturën e tij.

As shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, nuk ka treguar nëse do të garojë për të parin e këtij subjekti politik, por vetëm ka thënë se në Kuvendin qendror të 3 gushtit kjo parti do të dëshmojë unitet.

Lexo edhe: 

Avdullah Hotit, nuk tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Ajo që dihet me siguri është se aktualisht votat e delegatëve të LDK-së janë ndarë midis Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Fatmir Sejdiut dhe se beteja për kryetarin e LDK-së e ka shkaktuar një kaos të madh në këtë parti.

Po ashtu duhet theksuar se pothuajse i gjithë procesi zgjedhor i LDK-së ka shkuar me përplasje e pakënaqësi madje në disa raste ka pasur edhe përleshje fizike. /Lajmi.net/