A është ky kundërshtari më i vështirë në short për Realin?

Real Madrid, por edhe Barcelona e Bayern Munich mund të ndeshen kundër Juventusit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2015 14:13

Real Madrid mund të ballafaqohet me Juventusin, në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Bianconerët” eliminuan gjigantin madrilen në gjysmëfinale të edicionit të shkuar.

Por, mund të ketë një përsëritje të duelit këtë edicion pasi Real Madrid doli fitues i grupit të tij, kurse Juventus përfundoi i dyti, që e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, kampioni në fuqi i Italisë ka edhe opsione tjera po aq të vështira si Real Madrid, përfshirë Barcelonën dhe Bayern Munichun.