A është ky kundërshtari më i vështirë në short për Barcelonën?
Paris Saint-Germain konsiderohet si skuadra më e fuqishme në mesin e atyre që mund të ndeshen me Barcelonën, në shortin e fazës së dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport
Barcelona e ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Kurse, para shortit që do t’i përcaktojë çiftet e ardhshme, duhet të zhvillohet edhe një xhiro, përcjell “Lajmi.net”.
Paris Saint-Germain konsiderohet si skuadra më e fuqishme në mesin e atyre që mund të ndeshen me Barcelonën.
Por, në opsion tani për tani janë edhe Manchester City e Manchester United, si skuadra më të forta nga të tjerat.