A është ky kosovari që ka më së shumti gjoba nga policia e trafikut?

Një prishtinas mund të mbaj rekordin e gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Lajme

14/01/2020 14:00

Duket se aq shumë ka thyer rregullat e trafikut, sa që sa herë ka dal në trafik ka marrë një gjobë.

Një i ri nga Prishtina, ka publikuar numrin e madh të gjobave që ka marrë, sa që me to ka mbushur një qese të madhe.

Shoferi i cili duket se është krenarë për këtë, është kritikuar nga komentuesit, pasi kjo tregon se sa i pakujdesshëm është në trafik dhe kjo mund t’i kushtojë jo vetëm financiarisht, shkruan Magazina.al.