A është kjo huqja e vitit? (Video)
Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon është realizatori më i mirë në Serie A këtë sezon me shtatë gola por ai bëri një gabim të rëndë në barazimin 1:1 me Atalantan.
Sport
Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon është golashënuesi më i mirë këtë sezon në Serie A me shtatë gola.
Mirëpo, ai bëri një gabim të rëndë në duelin kundër Atalantas të mërkurën sa që lehtë mund të shpallet si huqja e vitit.
I papenguar, një metër larg nga vija e portës kundërshtare, Callejon disi arriti që ta dërgojë topin mbi të. E çmendur.
Napoli në fund barazoi 1:1 andaj gabimi i Callejonit i kushtoi shtenjtë Napolit.