A është kjo deklarata që do t’i ndajë AAK-në dhe VV-në?

Pak kohë pasi kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, bëri të ditur se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi.

Lajme

07/02/2016 18:21

Sipas Çaushit, ky takim me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar, transmeton lajmi.net

“Prandaj, ky takim është i gabueshëm për opozitën dhe i dëmshëm për Kosovën. Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta, për t’iu ndihmuar ambicieve të tyre (Thaçi që do të bëhet me çdo kusht President e Mustafa të mbetet me çdo kusht kryeministër). Takimet me ta janë afrim e bashkim me qeverisjen e tyre”, ka deklaruar Çaushi.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Haradinaj, duke e quajtur “të ngutshme ose me agjendë”.

“Vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë”, ka thënë Haradinaj. /lajmi.net