A është fejuar Majk?

Reperi, Majk para pak ditëve solli këngën e re.

ShowBiz

09/04/2019 20:19

E në këtë projekt, reperi shqiptar ka bashkëpunuar me këngëtarin e njohur, Butrint Imeri, shkruan lajmi.net.

“Sa gjynah”, titullohet kënga e re e dyshes të cilën e sollën me një klip mjaft të veçantë e tejet romantik.

Por, ajo që së fundmi rrëmbeu vëmendjen është fotoja e Majkit ku në përshkrim ka vënë unazën e fejesës.

Nuk dihet nëse është fejuar apo vetëm për t’i bërë kurreshtarë fansat, të cilët e vërshuan me komente të llojllojshme.

“Sa gjynah”, deri më tani ka grumbulluar mbi një milion shikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Lajmi.net/