A është e mundur?

Gareth Bale u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit kur iu bashkua Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham Hotspur, në transferim me vlerë prej rreth 100 milionë eurosh. Ylli uellsian theu rekordin që e mbante tashmë bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo kur më 2009 kaloi në Santiago Bernabeu nga…

Sport

13/09/2013 18:14

Gareth Bale u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit kur iu bashkua Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham Hotspur, në transferim me vlerë prej rreth 100 milionë eurosh.

Ylli uellsian theu rekordin që e mbante tashmë bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo kur më 2009 kaloi në Santiago Bernabeu nga Manchester United për 94 milionë euro.

Por, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një deklaratë të befasishme duke thënë se Tottenham kishte oferta edhe më të larta për Balen, por futbollisti në fund zgjodhi gjigantin spanjoll.

“Nuk e di sa ka kushtuar transferimi i tij, por e di se Tottenham kishte oferta edhe më të mëdha. Por, dëshira e Bale për të ardhur në klubin tonë luajti rolin kryesor”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për shtyp para duelit me Villarrealin të shtunën, ku pritet edhe debutimi i Bale me ‘Los Blancos’.