A është duke e dëmtuar çanta e shkollës shpinën e fëmijës tuaj?
Në Kosovë, prindërit kanë shfaqur brengën për çantat e rënda të cilat fëmijët e tyre janë të detyruar ti bartin çdo ditë në shkollë. Ky artikull ju shpjegon peshën ideale të çantave dhe rreziqet nga çantat e rënda.
Lifestyle
Për shumicën e prindërve, është një arritje për të dërguar fëmijët në shkollë në kohë me të gjitha gjërat e nevojshme, si librat, detyrave të shtëpisë, instrumente muzikore, pajisjet sportive dhe të tjera.
Por duket se tani duhet edhe të peshojmë çantat e tyre shkollore.
Pesha e kombinuar e çdo gjëje që ata duhet të bartin për në shkollë është duke shkaktuar shqetësim në rritje për specialistët e kurrizit. Ky është një shqetësim gjithandej botës.
Studimet tregojnë se shumica e fëmijëve (p.sh. afër 80% në Britani të Madhe) rregullisht bartin çanta që janë deri në 20% të peshës së tyre trupore.
Por, në fakt, fëmijët nuk duhet të bartin asnjë peshë më shumë se 10 % e peshës së tyre trupore, dhe se çdo gjë mbi 15 % mund të jetë e dëmshme për kurrizin e tyre.
Ekspertët e skeletit dhe muskujve janë duke paralajmëruar për epideminë e problemeve kurrizore ndër të rinj, si pasojë e efekteve afatgjata të dëmeve të shkaktuara herët në moshë.
“Ne jemi duke parë një numër në rritje të të rriturve të rinj që vijnë për trajtim në lidhje me problemet me shpinën dhe kjo shpesh verifikohet të këtë zanafillën në bartjen çantave të rënda në shkollë, ” paralajmëron Dr. Peter Skew, mjek në Essex me interes të veçantë në mjekësi skeleto-muskulore.
“Skeleti i fëmijës është ende në zhvillim, dhe bartja e një çante të rëndë mbi supe mund të ushtrojë forcë të panatyrshme në kurriz, muskuj dhe nyje,” thotë Dr. Skew.
Një studim britanik i vitit 2007 tregon se 13 në 50% të 11-17 vjeçarëve kanë përjetuar dhimbje shpine. Dhe është vërtetuar se, në qoftë se përjetoni dhimbje shpine si fëmijë, atëherë do të keni katër herë më shumë gjasa keni dhimbje shpine si një i rritur.
Dhe në qoftë se keni menduar se dërgimi në shkollë i fëmijëve do të shmangë problemin, atëherë mendohuni edhe një herë.
Pesha e çantës nuk është faktori i vetëm për brengosje por është edhe lloji i çantës. Disa lloje mund të kontribuojë në dhimbje dhe tendosje.
Sipas fizioterapeutës pediatrike, Lorna Taylor, çanta ideale e shkollës është një çantë jo shumë e madhe, me shirita mbi supe që janë të gjëra dhe të buta, e cila mundëson përhapjen e ngarkesës, dhe e cila ka një rrip në bel për përforcim. Sendet më të rënda duhet të jetë më e afërt kurrizit, e cila është qendra e gravitetit, me qëllim të zvogëlimit të tendosjes.