A erdhi Meta të bindë Nismën t’i bashkohet koalicionit qeverisës?

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe pëafrimin e raporteve mes LDK dhe Nisma, për përfshierjen e kësaj të fundit në koalicionin PDK-LDK, kurse Nisma nuk e ka mohuar këtë fakt.  

Lajme

24/11/2014 19:21

Sipas Top-Channel, vizita e Ilir Metës në Gjilan mund të lidhet edhe me mundësinë e përfshirjes së partisë Nisma pëer Koosvën në kolaicioni PDK-LDK.

Menjëherë pas takimit në Gjilan, ku u shpall qytetar nderi i kësaj komune, në një konference për media, Meta ka përshëndetur koalicionin e arritur mes PDK-së dhe LDK-së.

Top Channel ka mësuar se vizita e Metës në Kosovë mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe me përafrimin e raporteve mes LDK-së dhe Nismës për Kosovë, për mundësinë e përfshirjes së kësaj të fundit në koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Burime nga partia e Limajt nuk e kanë mohuar këtë fakt, ndonëse të shtunën, përmes një komunikate Nisma deklaroi se do të qëndronte në opozitë, raporton Top Channel.