A e njoftoi Lumir Abdixhiku për marrëveshjet në Mynih? Flet Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për marrëveshjet e nënshkruara në Mynih dhe për faktin nëse ai ka qenë në dijeni apo jo.

Lajme

26/02/2020 14:40

Kryeministri nga gazetarët është pyetur në lidhje me atë se a është njoftuar nga ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për marrëveshjet në Bruksel, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se ka parë drafte të ndryshme, por se nuk e ka ditur se a janë zyrtare.

“Unë kam parë drafte të ndryshme, por nuk kam pasur garanci se është zyrtare. Pra është problematike që në draftet që qarkullojnë të dihet se për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka drafte para Mynihut që unë i kam parë e s’i keni parë ju”, tha Kurti.

Kryeministri u pyet edhe nëse qeveria e tij do të inicojë procedurë për shkarkimin e Thaçit, por tha se për këtë do të vendosin deputetët e Kosovës.

“Është në dorën e deputetëve që të vendosin se si do ta ndjekin më tutje këtë çështje, sepse unë nuk dua të paragjykoj. Për mua është problematike se si më 19 prill kemi pasur dy marrëveshje dhe jo një. Nuk e di se cka do të bëjnë deputetët e Kuvendit, por kam konsideruar që Kuvendi të jetë plotësisht i njoftuar”, tha Kurti. /Lajmi.net/