A e njihni këtë sulmues?
Everton kishte një ditë pushimi por sulmuesi i huazuar nga Chelsea, Romelu Lukaku e mbajti veten të zënë. Ylli belg shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të paralajmëruar ‘folloëersat’ e tij se frizurës së tij në stilin afro i kishte ardhur fundi. “#ByeDreads”, shkroi Lukaku në komentin e bashkangjitur në fotografinë ku ai ishte i ulur…
Sport
Everton kishte një ditë pushimi por sulmuesi i huazuar nga Chelsea, Romelu Lukaku e mbajti veten të zënë.
Ylli belg shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të paralajmëruar ‘folloëersat’ e tij se frizurës së tij në stilin afro i kishte ardhur fundi.
“#ByeDreads”, shkroi Lukaku në komentin e bashkangjitur në fotografinë ku ai ishte i ulur në karrige para se të bënte frizurë të re.
Pak më vonë, 20-vjeçari publikoi një tjetër fotografi me pamjen e re, krejt tjetër nga ajo në të cilën jemi mësuar ta shohim. Në fakt, tani duket sikur të jetë 16-vjeç.
Por, tifozët e Evertonit do të shpresojnë që ndryshimi në frizurën e tij të mos ndikojë tek aftësia e tij e golashënuesit.
Nëntë gola deri më tani këtë sezon janë dëshmi se Jose Mourinho gaboi që e lejoi të transferohet në Goodison Park.