A e njeh Luizin e Big Brother? – Përgjigjet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, në pjesën e fundit të intervistës në Debat Plus iu përgjigj edhe pesë pyetjeve nga publiku. Njëra sosh ishte nga shoubizi, gjegjësisht për spektaklin momental Big Brother Vip Albania dhe favoritin kryesor të triumfuar në të, gjithnjë sipas raportimeve, Luz Ejlli, përcjell lajmi.net. Shefi i ekzekutivit mohoi ta njohë Ejllin, ndërsa shtoi…

ShowBiz

29/03/2023 20:20

Kryeministri i Kosovës, në pjesën e fundit të intervistës në Debat Plus iu përgjigj edhe pesë pyetjeve nga publiku.

Njëra sosh ishte nga shoubizi, gjegjësisht për spektaklin momental Big Brother Vip Albania dhe favoritin kryesor të triumfuar në të, gjithnjë sipas raportimeve, Luz Ejlli, përcjell lajmi.net.
Shefi i ekzekutivit mohoi ta njohë Ejllin, ndërsa shtoi se ndoshta është edhe keq, pasi nuk po ndjekë diçka që ndjekë edhe populli.
“Për besë nuk e di. Nuk e ndjekë, ndoshta s’është edhe mirë se nuk po ndjekë diçka që e ndjekë populli, por nuk e di. Nuk e njoh”, tha Kurti.