A e keni ditur se Labi kishte një bashkëpunim me Getinjon dhe Bleron?

Labi ka rrëfyer se një bashkëpunim i tillë nuk u finalizua për shkak të Bleros.

ShowBiz

19/01/2020 23:24

Labinot Tahiri ishte i ftuar në ‘Sing my song’ ku rrëfeu edhe shumë të pa ditura për të.

Këngëtari tregoi për një projekt të punuar vite më parë me Getinjon dhe Bleron por nuk është realizuar për shkak të këtij të fundit.

Kjo këngë ishte punuar në kohën kur Getinjo nuk kishte famën që ka sot dhe gjatë xhirimeve të klipit Blero kishte kërkuar që projekti të jetë vetëm me Labin.

Gjë që u refuzua nga ai, dhe kënga mbeti pa u publikuar.