A e kanë dëgjuar shkencëtarët amerikanë jehonën e Big Bang’ut?

Zbulimi i valëve gravitacionale nga teleskopi Bicep në polin jugor mund t’u japë shkencëtarëve një pamje më të qartë se si është krijuar Universi. Këto valë janë predikimet e fundit të patestuara të Albert Einstein.

Bota

15/03/2014 22:23

Ka spekulime intensive në mesin e kozmologëve që një ekip amerikan është në prag për të konfirmuar atë që ata kanë zbuluar “valët e vjetra gravitacionale”- një jehonë e “Big Bang’ut” nga e cila universi erdhi në ekzistencë rreth 14 miliardë vjet më parë.

Janë përhapur zëra në komunitetin e fizikanëve se një njoftim do të dalë të hënën nga Qendra e Astrofizikanëve e Harvard Smithsonian.

Nëse ekzistojnë fakte për valët gravitacionale, ky zbulim do të ishte pikë referimi që do të ndryshonte fytyrën e kozmologjisë dhe fizikës së grimcave.

Valët gravitacionale janë predikimet e fundit të patestuara të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit të Albert Einstein. Ato janë grimca të vogla të strukturën e universit që bartin energji përgjatë hapësirës, diçka e ngjashme sikurse valët që përshkojnë oqeanin. Dëshmitë bindëse të këtij zbulimi me siguri do të çojnë në fitimin e Çmimit Nobel.

“Nëse ata bëjnë të ditur për valët e vjetra gravitacionale të hënën, unë do të bindem jashtëzakonisht shumë”, thotë Hiranya Peiris, kozmologe në Universitetin e Londrës.

“Por, nëse ata nuk kanë një zbulim të fuqishëm… Jezus, wow, unë do të marr gjithë javën tjetër pushim”.

Zbulimi i valëve gravitacionale nga formimi i Big Bang’ut do t’u ofrojë shkencëtarëve një paraqitje të shkurtër për të parë se si ka lindur universi.

Ky zbulim thuhet të jetë bërë nga një teleskop i specializuar i quajtur Bicep në polin jugor. Ai skanon qiellin me anë të frekuencave me mikrovalë, ku mbledh energjinë e fosileve të dala nga Bing Bang.

Për dekada të tëra, kozmologët kanë menduar se shenja e këtyre valëve gravitacionale të vjetra mund të jetë e shënjuar në rrezatim.

“Ka qenë e quajtur Kupa e Shenjtë e Kozmologjisë”, thotë Peiris.

“Në të vërtetë, do të ishte një zbulim shumë, shumë i madh”.

Martin Hendry nga Universiteti i Glasgow, punon në një sërë projektesh të cilat janë të dizajnuara për të gjetur valët gravitacionale.

“Nëse Bicep ka bërë një zbulim, është e qartë se kjo do të jetë një dritare e re në univers, e cila me të vërtetë po hapet”.

Sipas teorisë, valët e vjetra gravitacionale do të na tregojnë ne për momentin e parë të historisë infinite të universit. Kozmologët besojnë se në të 10’tën e 34’tës së sekondës pas Big Bangut, universi u shty drejt një zgjerimi të madh.

I njohur si inflacion, teoria ëndërrohej se do të shpjegonte pse universi është kaq i mrekullueshëm dhe uniform nga një vend në vendin tjetër. Por, gjithmonë ka munguar një kredibilitet, sepse askush nuk ka mundur ta gjejë një shpjegim të besueshëm fizik pse kjo gjë ka ndodhur.

Tani, hulumtuesit ndoshta do të detyrohen që të dyfishojnë përpjekjet e tyre.

“Valët e vjetra gravitacionale prej shumë kohësh janë menduar si një armë e mbushur me barut e inflacionit. Kjo është prova më e fortë që mund të merrni nga kjo teori”, thotë Peiris.

Kjo për shkak, sepse kozmologët besojnë se vetëm inflacioni mund të plotësojë valët e vjetra gravitaionale në një sinjal të dallueshëm.

“Nëse zbulimi është bërë, kjo gjë do të jetë jashtëzakonisht emocionuese. Ky do të ishte aprovimi i vërtetë që ne e kemi pritur. Do të na tregojë ne gjëra jashtëzakonisht bazike se çfarë ndodhi në të vërtetë kur universi ishte vetëm në të 10’tën e 34’tës së sekondës”, thotë Profesor Andrew Jaffe, një kozmolog nga Universiteti Imperial i Londrës, i cili po ashtu është i përfshirë në një kërkim në teleskopin e quajtur Polarbear.

Por, nxjerrja e kësaj dëshmie është jashtëzakonisht edhe e frikshme por edhe e ndërlikuar. Mikrovalë të cilat bartin duhet që të kalojnë gjithë universin para se të arrijnë në Tokë. Gjatë këtij udhëtimi, ato shtrembërohet për shkak të ndërhyrjeve të grupeve të ndryshme të galaktikave.

“Është sikur ta shohësh universin nëpërmjet një gote me fluska”, thotë Ducan Hanson nga Universiteti i Motrealit, i cili punon në teleskopin e vendosur në polin jugor, që është një teleskop rival i teleskopit Bicep.

Ai thotë se shtrembërimi duhet të hiqet në një mënyrë shumë bindëse përpara se dikush të pretendojë se ka bërë një zbulim. Çmimi i të bërit të kësaj gjëje, sidoqoftë, do të jetë arritja në majat e një karriere shkencore.

“Çmimi Nobel do të ishte për zbulimin e valëve të vjetra gravitacionale”.

“Po, unë do të ja u jepja atyre një çmim”, thotë Jaffe.

 

(The Guardian)