A e dinte Ambasadorja me çfarë këngë po hidhte valle? (Video)
Ish-Ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare me pretendime territoriale ndaj Serbisë.

Lajme
Video është postuar në youtube nga Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, i cili kishte organizuar një ndejë të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Aty kanë qenë të ftuar ministra, deputetë, kongresmeni Eliot Engel, por edhe Ambasadorja e SHBA-së në Kosovës, Tracey Ann Jacobson më bashkëshortin e saj, shkruan Gazeta Express.
Pas fjalimeve politike, Ambasadorja amerikane ka dalë të vallëzojë.
Bëhet fjalë për këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…”, një këngë flet për territorin e Kosovës që ndodhet në Serbi.
Vallëzimin e saj mund ta shihni te minuta e 28 e kësaj videoje. /Gazeta Express
