A e dini se Marco Van Basten ishte detyruar të pensionohej në moshën 30 vjeçare?

Sa herë që flitet për Marco Van Basten, gjithmonë na shkojnë ndërmend golat e tij të bukur, dhe cilësimet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.

Sport

11/01/2019 23:32

Ish reprezentuesi holandez, ka emri kryesor në futbollin botëror gjatë viteve 1980 deri në fillim të viteve 1980.

Ai, sot do të konsiderohej një rast i rrallë, pasi në karrierën e tij ka veshur fanellat e vetëm dy skuadrave, Ajaxit dhe Milanit.

Van Basten, si pak kush, kishte arritur të shënonte 276 gola në 373 ndeshje në të gjitha garat në nivel klubesh.

Por, një fakt i hidhur për karrierën e tij, ishte pensionimi i hershëm nga futbolli. Marco Van Basten u largua nga futbolli në moshën 30 vjeçare, ndërsa kishte pa luajtur një ndeshje futbolli që nga mosha 28 vjeçare.

Holandezi, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një ndeshej kundër Ancona, duke u detyruar t’iu nënshtrohej një sërë operacionesh, ku humbi pjesën e mbetur të sezonit 1993/1994.

Ai kishte shpresuar të ishte i gatshëm për Kupën e Botës në vitin 1994, por nga Milan u këshillua të mos e bënte një gjë të tillë, në mënyrë që të mos e pengonte rehabilitimin e tij.

Më në fund, në gusht të vitit 1996, ai i detyrua ta pranonte humbjen në betejën e tij për t’u shëruar nga lëndimi, duke i dhënë fund karrierës në moshën 30 vjeçare, edhe pse nuk regjistronte një ndeshje futbolli që nga mosha 28 vjeçare.

Pas pensionimit, Van Basten ka drejtuar skuadrën e Ajaxit si dhe ekipin kombëtar holandez./Lajmi.net/