A e dini sa skuadra shqiptare do të luajnë në garat ndërkombëtare këtë sezon?

Shtatë klube shqiptare do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të futbollit për edicionin 2017/18.

Sport

31/05/2017 23:31

Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të luajnë Trepça ’89 dhe Kukësi.

Ndërkohë, në kualifikimet e Ligës së Evropës do të marrin pjesë Prishtina, Tirana, Skënderbeu, Partizani dhe Shkëndija, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo është hera e parë që skuadrat kosovare marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. /Lajmi.net/

1. Trepça ’89 – Liga e Kampionëve
2. Kukësi – Liga e Kampionëve
3. Prishtina – Liga e Evropës
4. Skënderbeu – Liga e Evropës
5. Partizani – Liga e Evropës
6. Tirana – Liga e Evropës
7. Shkëndija – Liga e Evropës