A e dini sa milionë euro më i shtrenjtë është ekipi i Kosovës sesa i Azerbajxhanit

Për Kombëtaren e Kosovës aventura në Ligën e Kombeve starton ditën e premte.

Sport

06/09/2018 23:15

Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes në kuadër të xhiros së parë të grupit 3 në ligën D, do të jenë mysafirë të Azerbajxhanit.

Ndeshja mes Azerbajxhanit dhe Kosovës zhvillohet në Baku, në stadiumin ‘Olimpik’, që ka kapacitet afër 70 mijë ulëseve dhe është ndër më të bukurit në Evropë.

Azerbajxhani dhe Kosova, janë në të njëjtin grup me Ishujt Faroe dhe Maltën.

Vlera e lojtarëve të Kosovës karshi atyre të Azerbajxhanit është shumë e madhe.

Sipas ‘Transfermarkt’ që bën matjen e vlerave të futbollistëve dhe ekipeve, Kombëtarja e Kosovës vlen 31,98 milionë euro.

Në anën tjetër, kundërshtari i Kosovës, kombëtarja e Azerbajxhanit ka një vlerë prej 10,68 milionë euro./Lajmi.net/