A e dini pse një qytet në Itali do të emërojë sheshin e tyre me emrin Kobe Bryant?

E gjithë bota, jo vetëm basketbolli, po vajton për Kobe Bryant. Një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti, që bëri shumë breza të luajnë basketboll, ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter ditën e diel.

Sport

28/01/2020 23:07

Kobe ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Itali, ku babai i tij Joe u transferua për të ndjekur karrierën si profesionist pas largimit nga NBA. Nga viti 1989 deri në vitin 1991, ai luajti për Reggio Emilia, dhe Kobe si i vogël, e donte qytetin, sikur të ishte i tij.

Kjo edhe është arsyeja pse kryebashkiaku Luca Vecchi ka njoftuar se një shesh afër fushës së basketbollit, do të mbajë emrin e Kobe Bryant.

“Kobe ka qenë gjithmonë njëri nga ne. Këtu, në këto fusha, ai zhvilloi ndeshje me lojtarë më të vjetër se vetë ai, me miq nga shkolla. Ndërsa babai i tij ishte një yll në ekipin e parë, Kobe u rrit në përzgjedhjet e reja të Reggiana. Ai ishte këtu disa vjet më parë dhe e quajti këtë qytet shtëpi të tij. Pusho në paqe Kobe, Reggio Emilia nuk do të të harrojë kurrë”./Lajmi.net/