A e dini çka e detyroi Ramosi Carvajalin të bëjë pasi u tregoi gishtin tifozëve të Barcës?

Dani Carvajal bëri një gjest të turpshëm pas golit që Sergio Ramos shënoi në minutat e fundit të ndeshjes Barcelonë – Real Madrid.

Sport

16/12/2016 21:53

Mbrojtësi spanjoll derisa po festonte golin e Ramosit, iu drejtoi gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës.

Këtyre ditëve 24 vjeçari ka marrë shumë të shara si në medie ashtu edhe nga tifozët e Barcelonës.

Por, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka detyruar Carvajalin që të kërkoi falje për veprimin e tij, duke ndërmjetësuar për të qetësuar gjakrat.

Ramos i ka kërkuar Carvajalit që t’i dërgoi një mesazh Andres Iniestas, për t’i kërkuar falje, mesazh të cilin e ka dërguar mbrojtësi i Real Madridit, shkruan sport.es, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.