A e dini cilat janë 9 kafshët më intelegjente!? |FOTO|

Njerëzit nuk janë krijesat e vetme intelegjente në Tokë, siç e potencion National Geographic çdoherë në materialet e tyre. Edhe hulumtimet e dëshmojnë se kafshët janë shumë më intelegjente se që njerëzit besojnë. Duke e pasur parasysh këtë fakt, njihuni me nëntë krijesat më të mençura në planetin Tokë. /lajmi.netD

Lajme

10/08/2015 11:05

1. Korbi

Korbat janë më shumë se të qenunit subjekt i temave të errëta nga shkrimtari Edgar Alen Poe. Korbat janë kafshë me shumë resurse, sa që janë të njohur edhe si kafshë që kryejnë shumë punë në të njejtën kohë. Hulumtuesit nga Kanadaja dhe Skocia kanë dëshmuar se korbat e përdorin logjikën që të kuptojnë ambientin rreth tyre në një kapacitet aq të madh që e tejkalon edhe aftsinë e majmunëve. Sorra, një specie e familjes së korbit gjithashtu është një zog shumë i mençur.

An Australian raven perched on a rail

 2. Delfinët

Delfinët janë të dokumentuar si kafshë intelegjente. Ashtu si ‘Discovery Channel’ raporton, truri i madh i delfinëve është i strukturuar për vetëdije dhe emocion. Në fakt truri i delfinëve është më i strukturuar dhe edhe më kompleks se ai i njerëzve. Nga ‘Universiteti Emory’ ekspertja Lori Marino kishte thënë për ‘Discovery Channel’ “nëse standardet për intelegjencë aplikohen tek kafshët jo-njerëzore, delfinët do t’i afroheshin shumë nivelit të afsive të trurit të njeriut.”

dolphins

 3. Minjtë

Të njohur vetëm për bartjen e sëmundjeve, minjtë kanë një reputacion të keq por ato janë krijesa shumë intelegjente. Hulumtuesit nga Univeriteti Guelp në Ontario, Kanada thonë “edhe pse minjtë nuk mund t’i qasen aftësive kognitive duke përdorur strategji të cilat të observimit si njerëzit, por minjtë kanë aftësi të gjejnë hapësira dhe vrima të cilat njeriu nuk i vëren.”

Rats munch on some carrots

 4. Derrat

Derrat mund të jenë kafshët shtëpiake më të mençura. ‘New York Times’ raporton se hulumtuesit kanë gjetur se derrat mund t’i përdorin pasqyrat për t’a gjetur ushqimin e tyre, dhe mund t’i largojnë (mashtrojnë) derrat tjerë në mënyrë që për vete t’ë marrin më shumë ushqim. Ata gjithashtu mësojnë shpejtë që të bëjnë truqe të ndryshme si; kërcime, e madje edhe të luajnë videolojëra.

Millions of pigs dying from virus

5. Majmunët Bonobo

Majmunët ‘Bonobo’ janë të afërt ë shimpanzeve një kafshë tjetër shumë intelegjente. Edhe pse shumë i rrezikuar nga zhdukja, majmuni ‘Bonobo’ mund të gjindet vetëm në Afrikën Qendrore. Sikur edhe llojet tjera të majmunëve, majmunët ‘Bonobo’ janë mësuar të përdorin gjuhën e shenjave dhe simboleve. National Geographic shkruan për majmunin ‘Bonobo’ që njihet me emrin Kanzi, i cili bartë gjithnjë me vete tabelën ku shkruan me simbole, kështuqë ai mund të flasë me hulumtuesit, ai gjithashtu ka shpikur simbole me të cilat i shprehë mendimet e tij.

Bonobos

 6. Ketrat

 Secili nga ne nëse e ka parë një ketër duke kaluar nëpër një rrugë të ngarkuar me automojete, kemi pytetur vetën nëse ai është i vetëdijshëm për rrezikun. Duket se ata janë të vetëdijshëm për këtë, por nëse në anën tjetër të rrugës ka ushqim, atyre nuk ju bëhet vonë për rrezikun. Ketrat mësojnë shpejt, sipas një studimi që është bërë nga ‘Science Daily’ ata gjithashtu mësojnë edhe nga ketrat e tjerë. Vjedhja e ushqimit është një nga truqet që ata e mësojnë shumë herët.

squirrel on branch

7. Elefantët

Elefantët kanë reputacion për të të qenunit të mençur, ata janë observuar duke përdorur vegla të ndryshme si marrja e shkopave, apo përdorja e fletave të palmave për t’i larguar mizat. Nature Institute raporton se në shumë raste janë dëshmuar se elefantët e vegjël të cilëve u vendosen zile druri në qafë, ata e lyejnë atë me baltë të lagur në mënyrë që ajo mos të bëjë zhurmë përderisa vjedhin ushqim, kryesisht babane.

An elephant walks in the African savanna

8. Lopët

Lopët duken si kafshët më të qeta, të preokupuara vetëm me përtypjen e ushqimit të tyre. Por si duket ato kanë një jetë shumë komplekse por edhe emocionale. ‘The Times’ raporton se shkenctarët kanë gjetur se lopët kanë miq dhe armiq, më tutje “lopët janë të afta të ndjejnë emocione të forta si: dhimbja, frika madje edhe brenga për të ardhmen e tyre.”

A herd of cows in Australia

9. Bletët

Bletët ekspozojnë atë që ekspertët e quajnë ‘intelegjenca e kolonisë’. Një bletë e vetme nuk mund të jetë intelegjente në kuptimin klasik të fjalës. National Geographic raporton, ‘intelegjenca e kolonisë’ funksionon kur krijesat e vetme nuk e shohin pamjen e plotë, kështu që secila prej tyre duhet të funskionojë me rregulla të thjeshta në një lokacion. Por çfarë ndodhë kur bletët kanë mospajtime? Si duket, ato mund të bëjnë një lloj vallëzimi për të marrur vendim rreth punës në koshere.

A bumblebee sucking nectar on an echinacea purpurea flower head